Rrotullohet autobusi në Turqi, të paktën katër të vdekur

Raportohet se katër persona kanë humbur jetën dhe 32 tjerë janë lënduar s si pasojë e aksidentit të një autobusi në zonën Genç të Turqisë.

Autobusi me pasagjerë doli jashtë rrugës si pasojë e reshjeve të dendura të bores..
Një autobus pasagjerësh i kompanisë “Mardin Seyahat”, që ishte në lëvizje nga Şırnak drejt Erzurumit, doli nga kontrolli për shkak të akullit në rrugën me kthesa dhe u përmbys në anë të rrugës

Pas njoftimit, në vendngjarje u dërguan ekipe të ndihmës së shpejtë, UMKE, AFAD, zjarrfikësit, policia dhe xhandarmëria.

Të lënduarit, pasi morën ndihmën e parë, u transportuan për mjekim në spitalet shtetërore të Genç dhe Bingolit.

Guvernatori Ahmet Hamdi Usta, i shoqëruar nga komandanti i xhandarmërisë së provincës, gjeneral brigade Bilgihan Yeşilyurt, dhe prefekti i Gençit, Muhammet Güzel, shkuan në vendin e aksidentit për të kryer inspektime.

 

 

Back to top button