“Mbrone vet sovranitetin”, Peci: Mundësi e madhe e tërheqjes së KFOR-it amerikan

(Lajm i përditësuar)
Peci: Për interesa të Kosovës është mirë që Lista Serbe të përfshihet në koalicion
Analisti Lulzim Peci në emsionin “Click” në RTV21 tha se për interesa të Kosovës më mirë do të ishte që në koalicion me partitë opozitare të përfshihet Lista Serbe.
“Po flasim për interesa shtetërore e jo për kalkulime ditore, kjo kishte me qenë më mirë për Kosovën sepse një Kosovë që e ka në koalicon me parti të komunitetit serbe i jep sinjal të seriozitetit të Kosovës për ndërtimin e një shoqërie multietnike”, tha ai.
“Mbrone vet sovranitetin” Peci: Mundësi e madhe e tërheqjes së KFOR-it amerikan
Analisti Lulzim Peci në emisionin “Click” në RTV21 përmendi mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova.
“Mundësia e tërheqjes është shumë e madhe…ata vetëm mund të ia shtojnë një pyetje vetes edhe neve pse na duhet me ju mbrojt juve kur ju s’po merrni vesh për kurgjo..mbrojeni vet sovranitetin e juaj..unë nuk e përjashtoj se në tavolinë ka me qenë tërheqja e trupave amerikane…është presioni ndaj vendeve evropiane që tërheqen trupat amerikane nga këtu e të barten në Pacifik”, tha Peci.
Ai tha se kush mendon se administrata amerikane nuk do të përzihet në Kosovë e ka gabim.
Peci: Nëse Trump nuk na dërgon letër urimi do të ishte shenja më e keqe e mundshme
Analisti Lulëzim Peci në emisonin “Click” në RTV21 tha se nëse presidenti amerikan nuk do t’i dërgojë letër urimi Kosovës për përvjetorin e pavarësisë do të ishte shenja më e keqe e mundshme që mund të ja jep Kosovës.
“Kisha prefer për veti çfarëdo që të ketë në të vetëm të jetë letra”, tha Peci.
Sipas tij tani më raporti Serbi- Rusi nuk do të jetë më blasfemi për Amerikën.
“Shtetet e mëdha i krijojnë arkitekturat e sigurisë, shtetet e vogla duhet me iu përhstat sose pushojnë së ekzistuari kur ka tronditje të mëdha të rendit botëror.”, tha ai
Biseda Trump- Putin, Peci: Nëse ka përçamje euroatlantike, shpatat do të thehen edhe në Kosovë
Ish ambasadori Lulzim Peci në emsionin “Click në RTV21 bisedën që presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi sot me presidentin rus, Vladimir Putin ku u pjatuan për një zgjidhje në Ukrainë.
Peci tha se refleksioni i kësaj marrëveshje të mundshme në Ballkan mund të jenë të çfarë do lloji.
“Rreziku më i madh këtu për Ballkanin është se ne jemi në një fazë të paparashikueshmërisë së madhe dhe kjo vlen sidomos për Kosovën, e cila është i vetmi shtet që nuk ka shtetësi të konsolidume dhe shtet i kontestuar nga Serbia. Në anën tjetër Serbia nuk është Rusi, fuqia ushtarake e Serbisë që me u çu e me vepru diçka kundër perëndimit janë shumë të vogla apo inekzitence, në një situatë të trazirave të mëdha nëse vijmë deri te përçarjet e mëdha euroatlantike, me shumë gjasë do të bijmë deri në atë pikë se paknaqësitë në Evropë rreth mënyrës së si ka filluar të menaxhohet kriza në Ukrainë janë kogja të mëdha, kjo do të ketë refleksion kogja të thellë edhe në raportin e saj me Serbinë, sepse Kosova ka mundur të ecë përpara me një ritëm shumë të shpejtë dhe pozitiv dhe nëse ka përçamje të mëdha ato shpata shumë lehtë mund të thehen edhe në Kosovë”, tha ai./21Media