Rruga e Matkës nuk u rregullua as këtë verë, kryetari i Sarajit thotë se po përgatitet projekti

Rruga që ju çon në Matkë është e parregulluar dhe plot me gropa.
Ata të cilët kalojnë çdo ditë nga ajo rrugë ankohen për gjendjen e keqe të udhës dhe kërkojnë që të zgjerohet.

Rruga, e cila të çon për në Matkë ka shumë gropa në të, gjë e cila e vështirëson kalimin e turistëve.
“Më pengojnë. Duhet ta rregullojnë, turistët vijnë këtu. Unë vij punoj këtu dhe është shumë e ngushtë rruga, duhet të zgjerohet. Nuk kushton ajo shumë para.”
“Normal që më pengojnë, pikë së pari unë nuk e kuptoj përse në mes të fshatit e kanë bërë këtë rrugën, edhe nëse e kanë bërë përse nuk e rregullojnë siç duhet.”
-Çfarë kërkese kishe bërë deri te komuna?
“Nuk jam i vetmi që kërkoj, ata e dinë më mirë, më mirë sa më shpejtë t’i bëjnë kushtet.”
Se kur do të rregullohet kjo rrugë TV21 pyeti kryetarin e komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, i cili sqaroi që janë duke përgatitur projekt për këtë rrugë.
“Komuna e Sarajit është duke përgatitur projekt për ndërtimin e rrugës në Matkë të Poshtme ku tanimë janë kryer matjet gjeodezike dhe punohet për fazat tjera të projektit.”- deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit.
Matka njihet për kanionin e saj dhe freskinë verore, ndodhet në perëndim të Shkupit, rreth 15 km nga qendra, raporton TV21./21Media

Back to top button