Rrugët e Malishevës pas reshjeve të shiut

 

Reshjet e shiut që po bien pa ndërprerë gjatë këtyre ditëve kanë bërë që shumë rrugë të jenë vështirë të kalueshme.

Situatë e ngjashme është edhe në Komunën e Malishevës.

Komuna e Malishevës ka njoftuar se gjendja nga reshjet e shumta të shiut dhe borës është e rënduar, por e menaxhueshme edhe pse lumi Mirusha në disa vende ka dalë nga shtrati.

Sipas njoftimit si pasojë e reshjeve, disa rrugë janë bllokuar përfshirë edhe qytetin, ndërsa qytetarët janë duke shfrytëzuar rrugët alternative. Po ashtu disa ura janë mbuluar nga uji dhe më problematike për qarkullim është rruga Malishevë-Kijevë.

“Ekipet emergjente komunale, së bashku me forcat e rendit, janë në terren dhe situata është duke u menaxhuar, por lutem të gjithë qytetarët që të mos lëvizin pa nevojë, pasi në disa rrugë ka probleme në qarkullim. Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, së bashku me drejtoritë përkatëse dhe ekipet përgjegjëse të emergjencave dhe të rendit, prej mëngjesit janë në terren në menaxhim situatës”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Gjithashtu, komuna ka njoftuar se ura në rrugën Malishevë-Kijevë, Mirushë-Gurbardh, tek liqeni, rruga në Turjakë, një urë në një lagje në Damanek janë të bllokuara, pastaj vështirësi ka edhe në rrugën e transitit në Malishevë, në qendër të qytetit, rruga Malishevë-Banjë ka probleme në qarkullim.

Më poshtë sjellim video dhe foto nga Komuna e Malishevës.

 

 

Back to top button