Rrusta-Vitisë: Dorëheqja nuk mjafton

 

Zyrtarja e PSD-së, Teutë Rrusta, ka reaguar pas tollovisë së krijuar tek salla ”1 Tetori” në Prishtinë për vaksinim të personave mbi 65 vjeç, sipas saj dorëheqja e Arben Vitisë nuk mjafton.

Përmes një postimi në Facebook, Rrusta Qeverinë Kurti e quajti qeveri të dëmshme.

”Qytetarë në nevojë, të varfëruar dhe të lënduar nga vite keqzhvillmi, me mungesa elementare për jetë, realizim kolektiv e vetanak, sot gjenden para “Portës së Lartë” duke shtrydhur edhe pikën e fundit të besimit që ju ka mbetur në qeverisje”, ka shkruar Rrusta.

Tutje, ajo ka thënë se është tipike për Qeverinë Kurti që fajtorin të mos e kërkojë tek vetja, por tek kundërshtari politik ose tek qytetari i painformuar.

”Secilës masë i ka humbur ndikimi dhe asnjë masë më nuk ka kuptim. Nëse dikush duhet të ndëshkohet nga ky proces, nuk janë qytetarët por ai është Arben Vitia. Duhet llogari dhe përgjegjësi për jetën e humbur të secilit që sot do të infektohet”, ka shkruar tutje Rrusta./21Media

Back to top button