Rrustaj: Besojmë në një administratë të departizuar dhe efikase për Klinën

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati për kryetar të komunës së Klinës nga LVV, Ramiz Rrustaj, ka shpalosur programin e tij për zgjedhjet lokale.

“Programi ynë përfshin të gjitha fushat kyçe të jetës së komunitetit, zhvillimin ekonomik për të gjithë, infrastukturë moderne dhe rrugë të sigurta, arsim cilësor dhe shëndetësi për të gjithë qytetarët, zhvillimit të rinisë dhe kulturës, mbrojtje të mjedisit, urbanizëm të qëndrueshëm, sport, turizëm, bujqësi të fuqizuar”, tha ai.

Ndër prioritet e tij, Rrustaj tha se do të jetë që çdo person do të ndjej mbështetjen e institucioneve komunale.

“Prioriteti ynë është që çdo vajzë, djalë, burrë e grua pavarësisht nga vendbanimi, gjinia apo gjendja sociale të ndjej mbështetjen e institucioneve komunale. Ne besojmë në një administratë të departizuar dhe efikase që i përgjigjet nevojave tuaja dhe ofron shërbimet të qasshme, transparente dhe të shpejta”, tha ai. /21Media

Back to top button