Bashota: Institucionet e komunës së Klinës janë degraduar për këto 8 vite rresht

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati për kryetar të komunës së Klinës nga PDK, Sokol Bashota, prezantoi disa nga pikat kryesore të programit të tij qeverisës, duke shtuar se institucionet e kësaj komune janë degraduar për 8 vite.

“Programin tonë e kemi ndarë në gjashtë pjesë, prioritet edhe kësaj radhe ju kemi dhënë arsimit, kulturës, rinisë, sportit, shëndetësisë, zhvillimit ekonomik, bujqësisë dhe infrastrukturës”, tha ai.

Bashota tregoi arsyjen e rikthimit të tij për kryetar të kësaj komune.

“Rikthimi im tash në këtë mandat si kryetar i komunës së Klinës, me të thënë të drejtën është si rezultat i kërkesës së qytetarëve për t’u rikthyer edhe një herë, besimin e qytetarëve në institucionet të komunës së Klinës që është degraduar për këto 8 vite rresht, duke lënë punët aty ku i kam lënë unë”, deklaroi ai.

Ai për sektorin e bujqësisë premtoi që serrat për herë të parë do të kalohen në serra me 5 ari për zhvillimin e ekonomisë së mesme të qytetarëve të Klinës. /21Media

Back to top button