President apo zgjedhje? Rrustemi: Është në dorën e…

(Lajm i përditësuar)
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në emisionin “Click” në RTV21 tha se është në dorën e opozitës nëse vendi do të bëhet me president apo do të shkojë në zgjedhje të reja.
“Ne jemi në pritje të vullnetit të opozitës për ta gjetur një zgjidhje”, tha ai.
Ai këmbënguli se LVV-ja ka ofruar zgjidhje.
Afati për presidentin drejt fundit, Rrustemi: Do të përpiqemi maksimalisht
Deputeti i LVV-së Adnan Rrustemi në emisionin “Click” në RTV21 tha se janë të interesuar për t’i shmangur zgjedhjet.
Kur u pyet se a do të ketë edhe ndonjë ftesë për PDK-në dhe LDK-në deri të martën kur përfundon afati për çështjen e Presidentit, ai tha se do të përpiqen.
“Do të përpiqemi maksimalisht, por e keni dëgjuar opozitën që kanë thënë nuk takohemi më”, tha Rrustemi.
Rrustemi i LVV-së: LDK- ja nuk e kërkoi postin e presidentit
Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi në emisionin “Click” në RTV21 tha se Lidhja
Demokratike e Kosovës nuk e ka kërkuar postin e Presidentit.
“Sepse nuk e ka kërkuar një gjë të tillë, ne në tavolinën e negociimit nuk mund të kërkojmë diçka që nuk e ka kërkuar LDK-ja”, tha Rrustemi.
Sipas tij, LDK-ja ka kërkuar opsion të marrëveshjes politike dhe, siç tha Rrustemi, LVV-ja ia ofroi.
Rrustemi i LVV-së: Çka i duhet PDK-së presidenti?
Deputeti i Vetëvendosjes Adnan Rrustemi në emisionin “Click” në RTV21 tha se Kosova nuk ka nevojë për zgjedhje të reja. Ai foli rreth kritikës së opozitës se partisë në pushtet nuk i takojnë tri pozitat e larta shtetërore.
Rrustemi tha se e ofruan postin e kryetarit të Kuvendit.
Kur u pyet se pse është përpjekje kaq e madhe e LVV-së për postin e presidentit.
“Për çfarë po këmbëngul opozita përveç PDK-së që thotë presidenti duhet të jetë kandidat i tyre bashkë me nënshkrimet dhe votat e LVV-së por pa i treguar emrat, dhe mbi të gjitha insistimi i PDK-së në një skenar të tillë, se pse çka i duhet PDK-së president…me blloku qeverinë, se në fund të fundit….prandaj nëse e flasim posti i kryetarit të Kuvendit do të ishte i natyrshëm”, tha ai./RTV21/21Media