Rrustemi: Kosova nuk dërgon asnjë draft në Kushtetuese, derisa s’ ka garancione që të zbatohet marrëveshja bazë

(Lajm i përditësuar)
“Hidhërimi” i Kurtit me Osmanin, Rrustemi: Mund të jetë në dimension të komunikimit
Deputeti i Vetëvendojes, Adnan Rrustemi kur u pyet për “hatërmbetjet” e kryeministrit Kurti me presidenten Vjosa Osmani, tha se nuk beson që është një rrethanë e patejakalueshme.
“Nuk kemi asgjë substanciale, hidhërimi mund të jetë në dimension të komunikimit”, tha ai.
LVV e do Qeverinë Kurti 3 pa koalicione
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi u zotua se Vetëvendosje do të dalë më mirë në zgjedhje, e se do të formojë qeverinë pa koalicione.
“Kur them se besoj se rezultati do të jetë më i mirë se i 14 shkurtit, them se nuk do të ketë nevojë për koalicione qeverisje …, si listë me partneritetin që e ka me listën ‘Guxo’ dhe ‘Alternativën’”, tha ai.
Koalicioni me PDK-në?, Rrustemi : Nuk jemi të impejnuar për këtë gjë
Ai u shpreh se pas zgjedhjeve do të ketë mazhorancë më të shumtë se aktualisht.
Kur u pyet se a do te bënin koalicion me PDK-në, Rrustemi tha se Vetëvendosje nuk të ketë nevojë për koalicone.
“Nuk jemi të impejnuar për këtë gjë”, u shpreh ai.
Rrustemi: Kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Kurtit ishte për të pamundësuar zgjedhjet
Duke komentuar kërkesën e LDK-së , që kryeministri Albin Kurti të japë dorëheqje e pastaj të shkohet në zgjedhje të parakohshme, Adnan Rrustemi ga Vetëvendosje në emisonin “Click” në RTV21 tha se një kërkesë e tillë ishtë për t’i pamundësuar zgjedhjet.
“Kërkesa për dorëheqjen e Kurtit ishte kërkesë për të pamundësuar zgjedhjet. Sepse e para zoti Kurti nuk ka asnjë arsye për të dhënë dorëheqje, e dyta dihej se zoti Kurti nuk do të jepte asnjëherë dorëheqje, e treta zoti Kurti vazhdonte me përmbush programin politik e qeverisës dhe e katërta është që fardo veprimi tjetër përveq shpërndarjes me dy të tretat të Kuvendit të Kosovës nuk dërgonte me automatizëm në zgjedhje të parakohshme.”, tha Rrustemi.
Sipas tij LDK është kundër zgjedhjeve.
“Një pjesë e opozitës sidomos LDK jo vetëm që ishte kategorisht kundër zgjedhjeve, por që është realisht edhe kundër zgjedhjeve të rregullta por që ato si shmang dot, si shtyn dot.”, shtoi ai.
Rrustemi i hedh fajin opozitës për mosshkuarjen në zgjedhjet e parakohëshme
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi duke folur për zgjedhjet tha në emsionin “Click” në RTV 21 se Lëvizja vetëvendosje nuk e përcakton afatin e zgjedhjeve.
‘Për zgjedhjet e rregullta afati është i përcaktuar, Kushtetuta e parasheh, zgjedhjet mund të shpallen 60 ditë përpara e më së voni 30 ditë përpara para datës së konstituimit të Kuvendit dhe kjo mund të parashikohet me 21 ose 22 mars të 2021 është konstitu Kuvendi ndërkohë që 6 muaj ose 4 muaj më herët duhet të shpallen zgjedhjet. Dhe në cilin do version nga shtatori hyjmë në periudhën zgjedhore ku shpallen zgjedhjet e rregullta.”, tha ai.
Ai tha se ishin të gatshëm të shkojnë në zgjedhje të parakohshme, por për një gjë të tillë ia la fajin opozitës.
“Nëse do të kishte pajtueshmëri të gjërë në ishim të gatshëm të shkurtonim mandatin e rregullit”, tha ai.
Rrustemi nuk jep datë për hapjen e urës, zotohet se Kosova nuk do të ngrisë si temë në Bruksel
Deputeti i i Vetëvendosje Adnan Rrustemi tha se nuk mund të japë datë për hapjen e urës së Ibrit.
“Mendoj se ura duhet të hapet”, tha ai.
Rrrustemi u zotua se hapja e urës së Ibrit nuk do të ngritet si temë nga ana e Kosovës në Bruksel.
Rrustemi për masat e BE-së: Nuk ka gjë më të rëndësishme se sovranizmi
Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje në emisionin “Click” kur u pyet për deklaratën e zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, i cili e la të nënkuptohej se masat e BE-së ja kanë vlejtur pasi që është shtrirë sovraniteti në veri, Rrustemi e përkrahi një gjë të tillë.
Ai tha se masat ndaj Kosovës kanë qenë të pakuptimta dhe të padrejta.
“Nëse është menduar që nuk ka masë që e privon ose e ndalon Kosovën dhe institucionet e saj në shtrirjen e sovranitetit, zbatimin e kushtetutës në tërë territorin e Kosovës unë pajtohem plotësisht. Ka hierarki të gjërave edhe për nga rëndësia, unë ekuptoj që mbështetja financiare , projektet, grantet dhe raportet me Bashkimin Evropian janë shumë të rëndësishme për Kosovën, por nuk ka gjë më të rëndësishme sesa sovranizimi dhe shteti i Kosovës dhe sovraniteti në territorin e Kosovës, garanci që strukturat paralele nuk e bëjënë ligjin dhe rendin në veri të Kosovës dhe që Radojçiqi nuk përcakton rregullat në veri të Kosovës.”, tha ai.
Rrustemi: Kosova nuk dërgon asnjë draft në Kushtetuese, derisa s’ ka garancione që të zbatohet marrëveshja bazë
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 tha se Qeveria nuk do ta dërgojë në Kushtetuese asnjë draft të asociacionit, derisa të përmbushet marrëveshja bazë.
“Draft statusi i asociacionit është kusht politik i orëve të fundit. Kosova është e gatshme për t’i përmbushur detyrimet e marrëveshjes bazë të Brukselit, por kërkohet një plan i qartë i sekuencimit që garanton përmbushjen e secilës pikë. Kosova është e gatshme për ta hartuar. Kosova nuk dërgon asnjë draft për sa kohë nuk ka garancione që përmbushet dhe zbatohet marrëveshja bazë e Brukselit, që Serbia e njeh defacto në këtë fazë pavarësinë e Kosovës që njeh simbolet zyrtare dhe dokumentet e Kosovës, që respekton dokumentet që parasheh marrëveshja që vendos misonet e përhershme diplomatike që nuk e pengon anatrësimine Kosovës në nivel ndërkombëtar.”, tha ai.
Rrustemi për draft-statutin evropian: Nuk është zyrtar, është non-paper
Adnan Rrustemi nga Vetëvendosje tha në emsionin “Click” në RTV21 se dokmuneti i draftstautit evropian të Asociacionit, nuk është një dokument zyrtar, por një draft pune.
“Po është një draft një dokument pune një non-paper një dokument jo formal, por nuk është as dokument i BE-së asnjë institucion që e ka miratu”, tha ai.
Kur iu tha se këtë e njeh Scholz, Macron , e Meloni ai tha: Nuk është një autorizim që i përket le të themi BE-së, nëse i përket një përgjegjësi e tillë I përket insititucioneve të Kosovës.
Rrustemi: Asociacioni nuk ka lindur si kërkesë e serbëve të Kosovës
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi duke folur për Asociacionin e Komunave Serbe , tha se nuk mund të shkëputet si gjë e vecantë pika shtatë e marrëveshjes të vendoset si kusht për zbatimin e marrëveshjes bazë
“ndaj bindjen dhe vlerësimin që në veri të Kosovës dhe në mesin e komunitetit serb nuk ka një problem politik le të themi. Është problem i konceptuar përgjatë viteve në Kosovë, është pretendimi i Serbisë mbi Kosovën. Do të thotë pretendimi i Serbisë mbi Kosovën i cili manifestohet në fakt në seance të caktuara në mënyra të ndryshme, dhe asociacioni nuk është kërkesë e serbëve lokal. Dhe është vlerësim gjakftohtë dhe profesional, nuk po bëj fare vlerësim politik. Madje nuk ka lindur asociacioni si kërkesë e as nevojë e komunitetit serb në Kosovë.”, tha ai duke shtuar se asociacioni është mekanizëm i Serbisë për ta mbajtur Kosovën jofunksionale.
“Keni hyrë në një valle të Serbisë” , Rrustemi : Është vlerësim pasaktë
Adnan Rrustemi duke komentuar deklaratat e diplomatëve të huaj se Kosova ka hyrë në valle të Serbisë sa i përket status quos, e quajti këtë si një vlerësim të pasaktë.
“ Në asnjë mënyrë është vlerësim krejtësisht i gabuar, i pasaktë dhe sipërfaqësor. Institucionet e Republikës kur duan të përmbushin përgjegjësitë sillen mbi bazen e arsyes shtetërore. Do të thotë secili kryeministër secila qeveri secili institucion nëse do të përmbushë përgjegjësitë dhe autorizimet që ka e ka për detyrë të garantojë sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës, e ka për detyrë zbatimin e Kushtetutes në tërë territorin e Kosovës. E ka për detyrë të garantoj sovranitetin dhe integritetin e shtetit të Kosovës. Do të thotë është çështje tjetër që në të kaluarën kemi pasur institucione dhe qeveri që kishin vendosur le të themi qetësinë në veri të Kosovës ta mbajnë përmes një pakti me strukturëa paralele atje dhe përmes le të themi përmes një vullneti të Beogradit zyrtar ose të Serbisë në rastin konkret.”,tha ai nëemsionin “Click” në RTV21.
Rrustemi: Situata në veri mbetet e brishtë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në emsionin “Click” në RTV21 pranoi se situata në veri mbetet e brisht.
“Situata në veri metet e brishtë pa asnjë dyshim por që po bëjmë vlerësimin dhe krahasimin në raport me situatën çfare ishte para dy vite para tre viteve. Para dy tri viteve nuk është gjykim ky as politik mendoj që nuk ka konsensuz të përgjithshëm dhe të gjërë që strukturat paralele, grupet ilegale.”, tha ai.
Kur u iu përmend fakti se kishte policë serb të integruar në Policinë e Ksovës ai tha se një gjë e tillë ishte vetëm formale.
“Ky është dimensoini formal sipërfaqësor por realiteti ishte në radhë të parë krahas tyre, le të themi ligji e përcaktonin strukturat paralele, le të themi Rdojçiqi me strukturat paralele të tij të cilat e vendosnin rendin praktikisht të cilit i nënshtroheshin të gjitha strukturat e tjera atje madje edhe Policia e Kosovës që dhanë dorëheqje në mënyrë të orkestruar ishin thuajse formalisht aty, ne do të angazhohemi që komuniteti serb të përfshihet realisht në institucionet e Kosovës, në Polici të Kosovës, në Ushtri të Kosovës, në gjykata, prokurori në Komuna dhe institucione tjera, por ama u vërtetu që ai procesi i integrimit kinse të strukturave paralele duke i konvertuar dhe duke i transformuar në institucione të Kosovës ka qenë i pasaktë i pa qëndrueshëm dhe i padrejtë sepse në një moment të caktuar kur u përballen me zbatimin e një vendimi të institucionit të Kosovës atje ata dhanë dorëheqje në mënyrë të orkestruar dhe hoqën uniformat. Por që shteti i Kosovës i ka paguar, ata vetë e kanë mbajtur uniformën e Kosovës por nuk kanë vepruar asnjëherë si zyrtar publik të shtetit të Kosovës. “, tha ai.
Kush është përgjegjës për sigurinë në veri, Rrustemi : Është një lloj partneriteti
Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 kur u pyet se kush është përgjegjës për veriun e Kosovës, tha se Foca paqëruajtëse e NATO-S, KFOR-i ka autorizime të përcaktuara për sigurinë të themi të jashtme të Kosovës, në kuptimin e vijës kufitare dhe të mbrojtjes së përgjithshm.
“ Këto janë autorizime të trashëguara tashmë të cilat Kosova natyrisht edhe i vlerëson edhe i njeh, por që në kuptimin e zbatimit të ligjit reduktimit të krimit dhe të kontrabandës dhe luftimit të terrorizmit dhe garantimit të sovranitetit në kuptimin e tërësisë territoriale policia e Kosovës me kapacitetet e saj është reaguesi i parë dhe natyrisht më i rëndësishmi dhe ky është një proces i vazdhueshëm i krijimit dhe i fuqizimit të kapaciteteve të sigurisë së Kosovës për të kontrolluar në tërësi territorin për të garantuar sundimin e ligjit për të luftuar krimin e organizuar për të luftuar kontrabandën, për të luftuar terrorizmin dhe unë mendoj që policia e Kosovës në mënyrë të shkëlqyeshme ja ka dalë dhe po ja delë për ditë e më shumë për ditë e më mirë për të përmbushur autorizimet ligjore dhe kushtetuese.”, tha ai.
Derisa thotë se ekziston partneritet me EULEX dhe KFOR-in.
“Natyrisht që në veri të Kosovës sikurse kudo ekziston edhe prania le të themi përve# se KFOR-it edhe EULEX-it si reagues ose le të themi si palë e tretë pas Policisë së Kosovës, ky është një lloj partneriteti. Nuk është që të themi trajtohet në mënyrë të ndarë natyrisht brenda autorizimeve përkatëse, por që Policia e Kosovës është një lloj mekanizmi kushtetues, ligjor i shtetit të Kosovës që ka përgjegjësinë e operimit në tërë territorin e Republikës së Kosovës.”, tha ai.
Rrustemi: Marrëdhëniet me SHBA-në janë të palëkundura, por mund të kemi dallime
Deputeti i Lëvzivjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 tha se marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të palëkundura.
“Kosova është një nga partneret më të besnike të ShBA-së. Kosova nuk është në kërkim të partneriteteve tjera nuk kemi asnjë dilemë në orientimin tonë le të themi qytetërues, politik e le të themi gjeopolitik. Natyrisht mund të kemi dallime për gjëra të caktuara në proces e në rrugë për gjëra që i përkasin Kosovës, mund të kemi prespektiva të ndryshme, se si i shohim le të themi zhvillimet dhe kjo natyrisht kur bëhet fjalë për Kosovën unë mendoj që legjitimitti i prespektivës së Kosovës është shumë i rëndësishëm e kur bëhet fjalë sidomos për raportin e Kosovës me Serbinë mendoj që vlerësimi ose prespektiva e Kosovës është shumë e rëndësishme aq sa edhe relevante. Unë mendoj që ma mirë se Kosova askush nuk e njeh Serbinë dhe pretendimet e Serbisë në raport me Kosovën. “, tha ai.
Raportet e Kosovës me aleatët, Rrustemi: Mund të kemi dallime në taktikë, por asnjëherë në destinacionin final
Deputeti i Lëvzivjes Vetëvendosje Adnan Rrustemi duke folur për marrëdhëniet e Kosovës me aletatët, në emsionin “Click” në RTV21 tha se Kosova mbetet një partner i pa lëkundur i perëndimit në përgjithësi veçanti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Por orientimi i Kosovës është i artë për t’u antarësuar në Bashkim Evropian dhe në NATO. Por ndërkohë që mbetet aleati do të thoja unë më besnik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perendimor. Jo vetëm si Kosovë por në përgjithësi edhe shqiptarët. Ndërkohë natyrisht në këtë angazhimin e përditshëm ne themi në rrafshin diplomatik kur bëhet fjalë për Kosovën e për çështje të Kosovës, ndonjëherë edhe mund të kemi dallime si mund të themi të vogla për gjëra të caktuara e në veçanti për rrugën e asnjëherë për destinacionin. Dhe unë mendoj që kjo është e kuptueshme edhe në mesin e aleatëve dhe partnerëve.”, tha ai,
Më tej shtoi se mund të ketë dallime me aleatët në gjëra të caktuara por jo në destinacionin final.
“Kur bëhet fjalë për gjëra që i përkasin Kosovës, Kosova përveç që është partnere është edhe të themi akteri kryesor sepse po flitet për Kosovën, për çështje të brendshme të Kosovës, për rendin kushtetues etj etj. Por që e thashë që me gjëra të caktuara mund të kemi dallime sidomos në taktikë, por jo asnjëherë në destinacionin final të asaj se si konceptohet raporti i Kosovës me partnerët tanë ndërkombëtar por edhe për vetë rrugën e Kosovës drejt integrimeve Euro Atlantike. Tash është shumë me rëndësi të i shohim edhe argumentet, megjithatë të palëve për gjëra të caktuara, nuk mendoj që duhet ta trajtojmë këtë rrafshin kështu pak semantik e mbase ndonjëherë edhe sentimental që as raportet në mesin e partnerëve nuk duhet të themi të kenë dallime asnjëherë në asnjë gjë, ose të themi të mos kenë prespektiva të ndryshme të vështrimit të gjërave. Unë mendoj se është normale në rrafshin e raporteve ndërshtetërore dhe mendoj që nuk i cenon as i lëndon e as i prek ato.”, tha ai./21Media