Rryma do të shtrenjtohet rreth 15%, ZRrE nuk përfill kërkesën e KEK-ut

(Lajm i përditësuar)

Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.

Kështu, energjia elektrike duke filluar nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet për rreth 15 për qind, mirëpo vendimi bëhet i plotfuqishëm në mbledhjen e radhës së ZRrE-së.

Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu tha se çmimi i importit është shumë i lartë edhe çmimi i planifikuar vitin e kaluar nga ZRrE është tejkaluar.

Fejzullahu tha se si rezultat i saj ka është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksmimale për vitin 2023 të jenë 398 milionë euro.

“Gjatë raporti konsultativ vlera e të Hyrave Maksimale të lejuara e për KESCO-n kane qenë 394 milionë euro, ndërsa pas shqyrtimit të komenteve dhe të dhënave ka rezultuar të lëvizin ne 398 euro. Në bazë të kalkulimeve rritja do të jetë rreth 14%. Mirëpo, pritet që kjo të rezultojë rreth 15%, por saktësisht do të dihet në mbledhjen e ardhshëm të ZRRE-së”, tha ai.

Fejzullahu thotë se është marrë parasysh edhe vlera e subvencioneve nga ana e qeverisë, derisa tha se një prej komponentëve që është marrë parasysh është niveli i lartë i inflacionit.

Ndërkaq, ai theksoi se kërkesa e KEK-ut për rritjen e çmimit të energjisë nuk është marrë parasysh sepse sipas tij është përgjigje që KEKU duhet të negociojë në harmoni më legjislacion dhe kontratën e re.

Vendos ZRrE-ja, shtrenjtohet rryma për rreth 15%

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) të enjten ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë euro.

Duke u bazuar në vendimin për të hyrat maksimale të lejuara, tarifat e rrymës pritet të rriten rreth 15% nga muaji i ardhshëm.

Bordi i ZRRE-së është duke vazhduar ta mbajë mbledhjen e thirrur për sot.

Back to top button