RTV21 me program special nga Ohri

Takimi i nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentit Vuçiq nis sot në Ohër të Maqedonisë së veriut, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell nis takimet e ndara në ora 10:00 për t’i bërë më vonë bashkë liderët e Kosovës dhe Serbisë.

Të dyja palët do të diskutojnë për aneksin e marrëveshjes, një propozim evropian për të cilin të dyja palët janë pajtuar.

Në Ohër përveç përfaqësuesve të BE-së i pranishëm është edhe i dërguari i SHBA-së, Gabriel Escobar që ka takuar një ditë përpara takimit liderët e Kosovës në përpjekje për te shtyrë përpara procesin negociator. Ai ka takuar edhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Kovaçevski, i cili pret në ditën e takimit edhe dy liderët e Kosovës dhe të Serbisë, Kurti e Vuçiq në takime të ndara.

Takimi në Ohër pason atë të 27 shkurtit në Bruksel dhe bashkësia ndërkombëtare ka bërë thirrje për përmbyllje të procesit, me qëllim të shtyrjes përpara te proceseve integruese për gjithë rajonin e Ballkanit.

RTV21 do të sjell program ditor me studion e hapur në Ohër dhe në Prishtinë, informacione drejtpërdrejt nga vendi i ngjarjes, biseda me përfaqësues politikë, analistë në studio dhe paraqitje nga Mitrovica. Gjithashtu do të ketë edhe intervista ekskluzive me përfaqësues ndërkombëtarë./21Media

Back to top button