Kaloni te përmbajtja kryesore

RTV21 merr vesh se Prokuroria Speciale i ka dërguar ftesën e tretë Kurtit për dëshmi

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka dërgua ftesën e tretë kryeministrit, Albin Kurti, në cilësinë e dëshmitarit. Kështu ka thënë një burim i rtv21 “ po ftesa e tretë i është dërguar kryeministrit për dëshmi më 30 dhjetor 2024”. Por, Prokuroria Speciale nuk e ka mohuar e as pohuar zyrtarisht pavarësisht se televizioni ka kërkuar një përgjigje. As Qeveria nuk ka kthyer përgjigje deri më tash nëse kryeministri Kurti ka pranuar ftesën e tretë për të dhënë dëshminë. Avokati, Ardian Bajraktari tha se nëse kryeministri Kurti refuzon të përgjigjen pozitivisht edhe në ftesën e tretë, atëherë i hapët rrugë për gjobitje dhe burgim prej një muaji.

“Cdo qytetarë i Republikës së Kosovës, pavarësisht statusit të tijë është i detyruar t’i përgjigjet ftesës së Prokurorisë Speciale për të dhënë dëshminë e tij nga ana e organeve të zbatimit të ligjit në këtë rast të prokurorit të shtetit. Cdo mos paraqitje dhe  cdo mos arsyetim i saj sipas nenit 132 të kodit të procedurës penale mund të jetë subjekt i ndëshsmitit, fillimisht me gjobë qoftë gjyqtari vet, qoftë me propozim të prokurorit të cështjes. Kjo në rastë se vazhdon të bëhet e përseritur atëherë qytetari i cili nuk paraqitet apo nuk e arsyeton atë mund të jetë edhe subjekt i ndëshkimit edhe me burgim, por jo më shumë se një muaj”, tha Bajraktari./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button