RTV21 nderohet me mirënjohje nga Aleanca Kosovare e Bizneseve
Aleanca Kosovare e Bizneseve me rastin e 20 vjetorit të themelimit të saj, ndau mirënjohje për Radiotelevizioni 21 për mbështetjen e vazhdueshme të aktiviteteve ekonomike në promovimin e prodhimeve vendore si dhe sponsor tradicional medial i AKB-së.
Mirënjohja u pranua nga Drejtoresha Gjenerale e RTV21, Afërdita Saraçini Kelmendi.
Shënimi i 20 vjetorit të kësaj aleance u bë sot përmes një ceremonie, ku të pranishëm ishin edhe ish- presidenti Famtir Sejdiu, zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi , deputetja Mimoza Kusari, ish ministri i infrastrukturës Fatmir Limaj, e përfaqësues të tjerë të qeverisë, parlamentit e bizneseve./21Media