RTV21 ofron program të begatshëm në kremten e Vitit të Ri

Audienca i ka qëndruar besnike Radiotelevizionit 21 gjatë vitit 2023, duke e mbajtur në krye të listës së televizioneve më të shikuara e medieve më të besuara. Prandaj, sikur është tradita e fundvitit, Radiotelevizioni 21 ka bërë përpjekjet e nevojshme që festa e pritjes së 2024-tës të jetë e ngrohtë, me muzikë të mirë, argëtim të këndshëm, dhe plotësim qejfesh e shijesh për të gjithë.

Në fillim të 2023-tës, urimet ishin të shumta – me shpresë për të ndjellur një vit të mbarë. Por për shumicën ky qëlloi vit i vështirë. Në fund të vitit të vjetër, duke synuar që të mbrapshtat të mbesin, e të mbarat të arrijnë me Vitin e Ri – Radiotelevizioni 21 sjellë program festiv, duke realizuar traditën e vet të përvitshme.

Festa e përcjelljes së të vjetrit, në pritje të të riut, fillon herët në Televizionin 21. Paraditen dhe mesditën e të dielës e begatoi emisioni festiv i Xheraldina Vulës, “N’maje t’gjuhës” me gatime për kremten e me këngët e vallet e ansamblit autokton folklorik Rugova.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)

Ndërkohë pasditja i takoi programit të quajtur “Bon mirë, Bon ma mirë”, ku u bë një rezyme e arritjeve pozitive të vitit 2023, në biznes e në art. Ky program feste i pasdites së fundit të vitit tuboi disa nga pjesëtarët e ekipeve të personelit të Radiotelevizionit 21 të Kosovës e të televizionit 21 të Maqedonisë së Veriut, jo për rrahje gjoksi e mburrje, por për ndarje të përvojave e emocioneve me gjithë audiencën e medies që u vlerësua më transparentja në botën shqiptare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Festa e mbrëmjes, e pritjes së Vitit të Ri fillon me programin festiv muzikor për fëmijë, që në orën 20:30. Program për fëmijët, Radiotelevizioni 21, ka planifikuar gjatë të gjitha ditëve të para të vitit 2024, që transmetohen në termine të ndryshme.

Përderisa tryezat fillojnë e mbushen në çdo familje, festa nisë me këngë qytetare në ekranin e televizionit 21, nga ora 21.

Ndërkohë, dy orë para përmbylljes së vitit të vjetër, artistë të mbledhur nga e gjithë shqiptaria krijojnë atmosferën mahnitëse. Këngë me karakter festiv të interpretuara 100% LIVE nga këngëtarë fantastikë e të njohur nga e gjithë gjeografia etnike, në programin qëndror festiv në Radio Televizionin 21.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

Orët e hershme të Vitit 2024, kalohen me muzikën popullore e folklorike të një programi të kuruar nga kompozitori i mirënjohur, Naim Krasniqi… Por edhe parodi të punuara me mjeshtëri.

Për të dhënë energji të mirë, Radiotelevizioni 21, në natën e datës një janar, sjellë emisionin festiv “In & Out”. Graniti me gjithë ekipin mblodhën dhjetëra artistë nga shtete të ndryshme të banuara me shqiptarë. Sjellin atmosferë – këngë feste, por edhe rrahje defash. Lojëra me të ftuarit, që shikuesin do ta mbajnë të lidhur para ekranit. Më e veçanta, sfida e aventurara për dy grupe artistësh – e ky emisionit fituesit i shpërblen me një udhëtim jashtë vendit.

“In 2024 – Out 2023” godet me pyetje provokative – që nxjerrin përgjigje të nxehta nga të ftuarit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTV21 Official (@rtv21)

“Odeon show” – është programi festiv, që në natën e dy janarit përmes Televizionit 21, siç do të thoshte Naim Abazi: me përplot glamur, për ju, për ne, për të gjithë, shikuesve u servon këngë tipike për një kremte që bën bashkë familjet e miqtë.

Kur flitet për 21-shin, nuk ka nevojë të potencohet se diaspora zë vend të rëndësishëm. Dihet mirëfilli se bashkëatdhetarët e shpërndarë nëpër botë e kanë punën mirë me Radiotelevizionin 21. Shtëpia e Diasporës, “Fol Shqip Show”, hapet me dy janar, pas orës 22.

Një tjetër veçanti e programit festiv në RTV21 janë programet e shkurtëra me muzikë zhanresh të ndryshme nga artistë e këngëtarë të ndryshëm. Këto programe muzikore janë shpërndarë në të gjitha ditët e kremtes së Vitit të Ri, nga mëngjesi deri në darkë, duke shëtitur në zhanret folklorike, popullore e qytetare.

Përmbledhja e ngjarjeve kryesore që e karakterizuan skenën shoqërore e politike në Republikën e Kosovës, gjen vend në skemën programore të Radiotelevizionit 21 në mbrëmjen e 31 dhjetorit, menjëherë pas lajmeve, por edhe në mesditën e ditës së parë të janarit.

Përmbledhja vjetore për sportin në Kosovë gjatë 2023-tës, vjen në RTV21 më 1 janar pas orës 19:00, për të shënuar arritjet e sportistëve më elitarë të vendit.

Ndërkaq ngjarjet kryesore që zunë vend në lajmet nga bota, të përmbledhura në një emision të vecantë i gjeni, po më dy janar.

Pasditja e ditës së dytë e Vitit të Ri është rezervuar për rezymenë e kulturës kosovare, duke përfshirë segmentet kryesore, nga arti deri te trashëgimia kulturore.

Të njejtën ditë transmetohet emisioni kushtuar kinematografisë, “35 milimetra”, me përmbledhjen vjetore të filmave më të shikuar, atyre më të vlerësuar si dhe më të këqijve të vitit të vjetër. Pokështu, për filmdashësit, sikur përherë në kremtimet për Vitin e Ri, RTV21 ofron Maratonën e filmave.

Out 2023, e In 2024 – kështu e themi, që rëndimet e shtrenjtimet të jenë të kaluara. Që sukseset të vinë pandalur në vitin që e nisim.

Vërtet që programi i Radiotelevizionit 21 sjellë atmosferë kremteje, përplot befasi e kënaqësi – ndjellje për mirësi.

Televizioni që ju shoqëron gjatë të gjithë vitit,

Radiotelevizioni 21, ju uron

GËZUAR VITIN E RI 2024!

Back to top button