Ruben Vinagre-it i është realizuar ëndrra

Nënshkrimi i ri i Everton-it, Ruben Vinagre, e ka përshkruar lëvizjen e tij huazuese në Goodison Park si një “ëndërr të realizuar”.
23-vjeçari i është bashkuar skuadrës së Frank Lampard nga Sporting i Lisbonës dhe ka thënë se mundësia për të punuar me ish-mesfushorin anglez e bëri atë “të emocionuar për nënshkrimin”, përcjell rtv21.tv
“Është një ëndërr e realizuar për t’iu bashkuar një klubi të madh si Everton”, ka thënë Vinagre për faqen e internetit të klubit.
“Menaxheri është një legjendë e futbollit. Të gjithë e njohin atë dhe mundësia për të punuar dhe mësuar prej tij, dhe dikush si Ashley Cole – një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të futbollit, është shumë e madhe për mua”, ka shtuar ai.
Ndrërsa trajneri Lampard ka thënë: “Ai është një lojtar me përvojë në Premier League që do t’i shtojë cilësi dhe thellësi skuadrës sonë. Është e rëndësishme të kemi konkurrencë për vende dhe sjellja e Ruben-it na jep më shumë opsione”./21Media

Back to top button