Rubin: Fillimisht UÇK-në e përshkruam si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste

James Rubin gjatë dëshmisë së tij tha se përshtypja fillestare e SHBA-së për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës ishte më ndryshe. Ai tregoi si në fillim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e përshkruan si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste.
“Ndoshta ne shkelëm dëshirën tonë që të ishim në anën e engjujve gjithmonë. Ne fillimisht e përshkruanim si organizatë me aktivitete terroriste, dhe ne, sigurisht, me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, nuk donim të mbështesnim njerëz që zhvillonin aktivitete terroriste”, tha Rubin.
Por, sipas tij ky qëndim ndryshoi më vonë.
“Ky qëndrim ndryshoi, sidomos pasi UÇK-së u pajtua me Marrëveshjen e Rambujesë”, u shpreh ai.
Rubin përsëriti përgjigjen e djeshme se ka pasur shumë pretendime e akuza, për krime lufte nga pjesëtarë të UÇK-së, por se SHBA-ja nuk arriti t’i vërtetonte ato.