Kaloni te përmbajtja kryesore

Rubin flet për marrëveshjen e tetorit: Kishte të bënte me forcat serbe, ndërsa UÇK-ja mori në dorë fatin e njerëzve të vet për të mos lejuar masakrimin e tyre

James Rubin po vijon dëshminë e tij në Hagë.

Ai ka thënë se në tetor të 1998-tës, ata ishin të përqendruar tek informacioni lidhur me forcat serbe, duke thënë që poashtu ishin të interesuar për zhvillimet e reja.

“Në atë kohë ne ishim të përqendruar te informacioni lidhur me forcat serbe, ishim të interesuar gjithashtu edhe për zhvillimet e reja zhvillime të cilat    quheshin dalja më tepër në pah e UÇK-së, këto ishin që nuk i kuptonim mirë por kishte zëra dhe ne ishim të interesuar të merrnim më shumë informacione, ishin informacion që kryesisht ne e merrnim nga forcat inteligjente ose nga burimet diplomatike në teren që mbase kishin kontakte me qytetarët e Kosovës që mund të jepnin informacione të caktuara”, tha Rubin.

Sipas ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Marrëveshja e Tetorit kishte të bënte me forcat serbe, kurse a ai UÇK-ja ka marrë në dorë fatin e njerëzve të vet duke mos lejuar më masakrimin e tyre.

“UÇK-ja u përgjigj, Serbia u kundërpërgjigj dhe për këtë arsye masakra vazhdoi. Ne kishim burime të shumta në teren për informacione”, ka shtuar Rubin. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button