Rudina me mesazh politik, e telefonon burri në emision

Aktorja shqiptare, Rudina Dembacaj ia ndreqi ditën e diele shikuesve të emisionit n’Maje t’Gjuhës. Siç ia ka zakon, humorin e solli edhe në këtë ndejë me Xherin.
“Dashuri dhe turbulenca” është projekti i saj i fundit i mirëpritur edhe nga publiku kosovarë. Për këtë gjë Rudina u shpreh shumë krenare, derisa zbulojë se për këtë film ka punuar 5 vjet.
“Jam e lumtur se është pritur mirë në Shqipëri dhe në Kosovë, ka shumë interes për filmat sidomos për komodi siç është filmi ynë”, tha Dembacaj ndër tjera.

Mes angazhimeve të shumta, që ka në televizion, film dhe si biznismene, Rudina gjen kohë për personin e saj të dashur.
“Pas një dite të ngarkuar me punë rri me Viktorian vajzën, është shoqja ime e ngushtë”, tha Rudina.
E pyetur se si e harxhon kohën kot, ajo tha “Nuk kam kohë kot, kam mall për kohën kot, jemi shumë të ngarkuar, nuk më rastësisë me nejt kot”.

Mes të qeshurave pati edhe emocione, Rudina emocionohet teksa foli për babain e ndjerë duke kujtuar se çka kujton nga ai.
“Rrethohem me shume dashuri dhe njerëz qe me mbështesin, fatkeqësisht askush nuk mundet me zënë vendin e tij, deri ditën që i ka mbyllur sytë kam folur me të, çdo gjë çka me ndodh në kokë kam një porosi nga ai”, shtoi Rudina.

E kur i erdhi radha rubrikës së mesazheve të përgatitur nga ekipi i n’Maje t’Gjuhës me Xherin për miqtë e Rudinës, miqtë e zbuluan se Rudina nuk fshihej pas atij mesazhi.
Mesazhi kishte të bëjë me politikë, për çka shoqëria e saj nuk e besuan se mesazhi ishte shkruar nga Rudina. Ndiqni reagimet dhe përgjigjet e tyre në mesin e tyre edhe telefonatën nga bashkëshorti i saj.

E zonja, Rudina u tregua edhe në sfidën për gjetjen e një fjale shqipe që përdoret më rrallë.
Fjala “Ildis” i solli dhuratë shefit të kuzhinës që kësaj radhe ishte nga restoranti i Rudinës./21Media

Back to top button