Rukiqi e quan propagandë tabelën e Muratit për pagat: E injoroi inflacionin

Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi, e ka cilësuar propagandistik një grafikë të publikuar sot gjatë ditës nga ministri i Financave, Hekuran Murati, ku ky i fundit flet për shumën e pagave që paguhen për një vit në Kosovë në sektorin publik dhe privat.
Rukiqi ka thënë se Murati rritjen e pagave në sektorin privat për shkak të inflacionit, Murati mundohet që t’ia kalkulojë si meritë vetes dhe Qeverisë.
Zyrtari i LDK-së thotë se ministri Murati e injoron inflacionin e tre viteve të fundit dhe jep një shembull se gjërat që ke mundur t’i blesh në vitin 2020 me 450, sot të duhen 556 euro për t’i blerë të njëjtat.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka publikuar sot një tabelë ku sipas tij paraqitet ngritja e shumës së pagave që paguhen në Kosovë brenda një viti përfshirë sektorin publik dhe privat.
Murati ka thënë se bazuar në tabelën e paraqitur, vërehet se përgjatë katër viteve të Qeverisë Kurti shuma e pagave të paguara është shtuar për 1 miliardë dhe thotë se qeverive të kaluara u janë dashur 10 vite për të arritur diçka të tillë.