Rukiqi: Ka sasi të mjaftueshme të miellit, s’ka arsye për panik

Rukiqi ka një kërkesë për shitësit me pakicë

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi deklaroi se ka sasi të mjaftueshme të miellit, pra nuk ka arsye për panik, as për rritje çmimesh. Në një shkrim në Facebook, Rukiqi i kërkoi Ministrisë së Ekonomisë ta bëjë verifikimin urgjent të rezervave shtetërore dhe të ndërmarrë veprime konkrete, për aktivizim të rezervës shtetërore.

Rukiqi u ka bërë thirrje shitësve me pakicë t’i mbushin raftet e zbrazëta, sepse krijojnë panik.

“Kerkese per shitesit me pakice: Raftat e zbrazet krijojne panike. Beni te gjitha perpjekjet qe raftat te mbushen ne kohe sa me te shpejte, pasi qe ne treg ka produkte te mjaftueshme, per te gjitha kategorite”, shkroi ai.

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga Corona Virus COVID-19. Qeveria ka vendosur që të ndërpritet procesi mësimor në të gjitha nivelet e arsimit deri më 27 mars 2020. Po ashtu, është vendosur që të pezullohen linjat ajrore nga vendet me rrezik të mesëm dhe të lartë deri në një vendim tjetër, si dhe masa të tjera./21Media

Back to top button