Rusët anulojnë pjesëmarrjen në Bienalen e Venedikut

Përfaqësuesit rusë kanë anuluar pjesëmarrjen në edicionin e 59-të të ekspozitës ndërkombëtare të artit.
Bëhet e ditur se Bienalja e Venedikut është njoftuar se kuratori dhe artistët e Pavijonit të Federatës Ruse,  kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre, duke anuluar pjesëmarrjen. Bienalja ka thënë se solidarizohet me këtë vendim, të cilin e sheh si akt guximi dhe qëndron pas arsyeve që kanë shtyer në marrjen e këtij vendimi.
Gjithashtu, Bienalja e Venedikut ka thënë se ky vend është hapësira ku njerëzit takohen për art e kulturë dhe dënon ata të cilët përdorin dhunën që të parandalojnë dialogun dhe paqen.
Bienalja e Venedikut është paraparë të hapet më 23 prill deri më 27 nëntor të vitit 2022./21Media

Back to top button