Zelensky i bën thirrje BE-së për anëtarësimin e Ukrainës në bllok

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve evropianë që të “dëshmojnë” solidaritetin e tyre me vendin e tij, vetëm një ditë pasi nënshkroi një kërkesë zyrtare për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian.
“Ne kemi dëshmuar forcën tonë. Ne kemi vërtetuar se, të paktën, jemi të njëjtë me ju. Pra, provoni se jeni me ne. Provoni se nuk do të na lini të shkojmë. Provoni se jeni me të vërtetë evropianë”, tha Zelensky në një fjalim përmes një videolidhje në Parlamentin Evropian të martën.
Zelensky tha se vendi i tij “po lufton për mbijetesë” në mes të pushtimit rus.
“Atëherë, jeta do të fitojë mbi vdekjen dhe drita do të fitojë mbi errësirën”, vazhdoi ai. “Ne po luftojmë për mbijetesë – ky është motivimi më i lartë – por po luftojmë gjithashtu për të qenë anëtarë të barabartë të Evropës”.
Duke postuar në Twitter të martën, Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba tha se “vendimi më i mirë që BE mund të marrë tani është të pranojë Ukrainën si një anëtare të re me të drejta të plota” të organizatës./21Media

Back to top button