Rusët do t’i japin astronautëve amerikanë udhëtimin në Tokë pavarësisht tensioneve

Një astronaut amerikan do të kthehet në tokë me një kapsulë ruse, pas frikës fillestare se ai mund të bllokohet për shkak të tensioneve mbi pushtimin e Ukrainës nga Vladimir Putin.
Mark Vande Hei, 55 vjeç, i cili ka qenë në hapësirë për 355 ditë, do të mbërrijë në Tokë në Kazakistan. Dy kozmonautë rusë do të kthehen gjithashtu, raporton BBC
Dmitry Rogozin, shefi i Agjencisë Hapësinore Ruse Roscosmos, kishte paralajmëruar për sanksione që shkaktojnë probleme teknike në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, por NASA tha se ai kishte vazhduar të funksiononte pa probleme, përcjell rtv21.tv
SHBA kontrollon energjinë dhe mbështetjen e jetës në bordin e Stacioniy dhe Rusia kontrollon gjëra të tilla si shtytja e saj./21Media

Back to top button