Cilat janë simptomat dhe komplikimet e infeksioneve në vesh, tregon otorinolaringologia Ramku-Mekolli

“Infeksionet e veshit në përgjithësi ndahen varësisht nga lokalizimi në: infeksione të veshit të jashtëm, të mesëm dhe më rrallë të brendshëm.”, kështu ka bërë të ditur otorinolaringologia Emine Ramku-Mekolli, e cila ka informuar se varësisht nga shkaktari, ato mund të jenë: virale, bakteriale dhe mikotike.
Otorinolaringologia Ramku-Mekolli në një intervistë për rtv21.tv ka deklaruar se simptomat e infeksioneve në vesh varen nga lokalizimi i infeksionit dhe janë: dhimbja, pakësim i dëgjimit, kruarja, ushtima në vesh.
“Këto infeksione trajtohen varësisht nga shkaktari. Nëse është infeksion bakterial mjekohet me antibiotik, infeksioni mikotik me terapi antmikotike etj.”, ka bërë të ditur ajo.
Infeksioni në vesh: simptomat, shkaqet dhe metoda natyrale - Bota Sot
Ramku-Mekolli ka theksuar se komplikimet e infeksioneve në vesh mund të jenë të llojllojshme, por në përgjithësi, ndahen në ato që zhvillohen në brendësi të kafkës dhe ato në sipërfaqe të saj. Ajo ka treguar se trajtimi i këtyre infeksioneve është medikamentoz dhe kirurgjikal.
Sipas otorinolaringologes, infeksionet e veshit i përfshijnë si femrat ashtu edhe mashkujt, në mënyrë te barabartë.
“Secila sëmundje e veshit i ka grupmoshat e caktuara ku shfaqet më shpesh. Përshembull pezmatimi i veshit të mesëm te motakët paraqitet te fëmijët e kësaj moshe për shkak të tubës së sjrizimit të veshit, e cila është më e shkurtë dhe më e gjerë.”, ka treguar ajo për rtv21.tv
NOA Lajme - Agjencia Kombëtare e Lajmeve
Dr.sci. Emine Ramku-Mekolli ka theksuar se trajtimi natyral i infeksioneve të veshit nuk është i preferuar. Sipas saj, kjo për shkak se substancat, të cilat i fusin në vesh shërbejnë si teren ushqyes për rritjen e mikrorganizmave dhe e avancojnë sëmundjen.
“Pacientëve zakonisht ju preferojmë ta mbrohen nga shkaktarët e sëmundjes. P.sh nëse ka infeksion të kanalit të jashtëm të veshit, i themi të mbrohet nga uji.”, ka shtuar otorinolaringologia./21Media
Infeksioni në vesh: simptomat, shkaqet dhe metoda natyrale – Anila Kalleshi Official

Back to top button