Rusët marrin 42 fshatra në Donetsk

Forcat ruse kanë pushtuar sot 42 fshatra në rajonin lindor të Donetskut, ka thënë një ndihmës i shefit të shtabit të Presidentit Volodymyr Zelensky për televizionin kombëtar.

Por ndihmësja, Olena Symonenko. tha se forcat ukrainase mund t’i “fitojnë përsëri nesër”.

Rusia po vazhdon ofensivën e saj në Donbas, e përbërë nga Donetsk dhe Luhansk, duke u përpjekur të zgjerojë kontrollin e saj brenda në rajonet lindore, transmeton rtv21.tv

Një institut amerikan i mbrojtjes tha se forcat ruse kishin bërë fitime të vogla dje, duke marrë pjesë të qyteteve kryesore të vijës së frontit, Rubizhne dhe Popasna./21Media

Back to top button