Praga mirëpret në maj “Vera Andrron Detin” të Kaltrinë Krasniqit

“Vera Andrron Detin” me regji të Kaltrinë Krasniqit vazhdon rrugëtimi në Çeki.
Filmi i Krasniqit do të shfaqet premierë këtë maj në edicionin e 29-të të Festivalit Ndëkrombëtar të Filmit në Pragë  – Febiofest.
Lajmi u bë i ditur nga faqja zyrtare e filmit.
 
Gjatë viti 2021, filmi “Vera andrron deti” u shfaq në shumë festivale prestigjioze ndërkombëtare duke rrëmbyer edhe çmime, si në: Venedik të Italisë, Selanik të Greqisë e Tokio të Japonisë.
Filmi flet për Verën, gruan e cila lufton një realitet të vrazhdë pabarazish gjinore të rrënjosura thellë në shoqëri edhe në ditët e sotme.
Organizatorët e Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Pragë – Febiofest, duke marrë parasysh situatën aktuale, kanë vendosur të ndryshojnë datat e këtij viti të festivalit me disa ditë: edicioni i 29-të do të zhvillohet në datat 28 prill – 4 maj./21Media
 

Back to top button