Rusia dëbon 45 punonjës të ambasadës dhe konsullatës polake

Ministria e Jashtme e Rusisë ka dëbuar 45 punonjës të ambasadës dhe konsullatës polake si hakmarrje ndaj Varshavës që muajin e kaluar ka dëbuar 45 diplomatë rusë nga Polonia, të cilët dyshoheshin se punonin për inteligjencën ruse.

Më herët sot, Rusia ka deklaruar gjithashtu se do të dëbonte dy diplomatë bullgarë në një hap hakmarrës pasi ministria e jashtme bullgare ka shpallur një diplomat rus persona non grata dhe i ka dhënë atij 72 orë për t’u larguar nga vendi, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Finlanda ka njoftuar se do të dëbojë dy diplomatë rusë.

Disa vende të tjera të Bashkimit Evropian kanë marrë tashmë masa të ngjashme këtë javë./21Media

Back to top button