Rusia dhe Perëndimi po luftojnë për zemrën e Afrikës

Teksa Rusia është e izoluar në Perëndim për shkak të luftës në Ukrainë, tapeti i kuq u shtrua për ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë turneut të tij në katër vende në Afrikë.
Vizita e Lavrov tregoi se Rusia kishte ende ‘muskujt diplomatikë’ për të sfiduar Perëndimin për zemrat dhe mendjet e qeverive afrikane, teksa ai vizitoi Egjiptin, Etiopinë, Ugandën dhe Kongon-Brazzaville.
Shumica e vendeve afrikane, duke përfshirë Nigerinë dhe Keninë,  votuan në favor të një rezolute të asamblesë së përgjithshme të OKB-së në muajin mars, duke dënuar agresionin rus dhe duke kërkuar tërheqjen nga Ukraina. Megjithatë, gati gjysma e të gjithë abstenimeve, 17, ishin nga Afrika, përcjell rtv21.tv
Vendet në këtë listë përfshinin Afrikën e Jugut e cila ndihet borxhli ndaj Moskës për mbështetjen e saj në luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë dhe Ugandën, e cila do të marrë kryesimin e Lëvizjes së të Paangazhuarve, një organ global i formuar gjatë Luftës së Ftohtë nga vendet që donin të shmangnin kapjen nga rivaliteti midis fuqive perëndimore dhe bllokut komunist, raporton BBC
Në konferencën për media, presidenti i Ugandës Yoweri Museveni përsëriti qëndrimin e tij të neutralitetit mbi konfliktin në Ukrainë.
“Ne nuk besojmë se jemi armiq të armikut të dikujt”, tha ai.

(REUTERS)
Për Lavrov, vizita ishte e rëndësishme për të kundërshtuar pretendimet se Rusia po “eksporton urinë” në Afrikë. Ai fajësoi sanksionet e vendosura ndaj Rusisë nga vendet perëndimore për rritjen e çmimeve të grurit.

Ai nuk ofroi asnjë ndihmë për shtetet afrikane për të zbutur efektet e krizës së kostos së jetesës./21Media

Back to top button