Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

Rusia dhe Ukraina thonë se kanë kryer shkëmbimin e parë të ushtarëve të kapur që nga fillimi i luftës një muaj më parë.
“Dhjetë ushtarë ukrainas u shkëmbyen me 10 ushtarë rusë”, thanë zyrtarët.
Në një shkëmbim të veçantë, 11 marinarë civilë rusë, të cilët ishin shpëtuar nga një anije që u mbyt në Odesa, u shkëmbyen me 19 detarë ukrainas nga një anije e kapur nga rusët ndërsa po përpiqeshin të kapnin ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi në fillim të luftës, transmeton rtv21.tv.
Në fillim të kësaj jave Rusia dhe Ukraina thanë se kishin shkëmbyer nëntë të burgosur rusë për kryebashkiakun e Melitopol, një qytet në Ukrainën juglindore që është kapur nga ushtria ruse./21Media

Back to top button