Rusia do të dënojë me burg ata që përhapin informacione “të rreme”

Dhoma e Ulët e Parlamentit rus ka miratuar të premten një ligj që dënon me burgim ata që përhapin informacion “të rremë” për forcat e armatosura.
Ata që akuzohen për shkeljen e ligjit të ri mund të përballen me gjoba prej 1.5 milion rubla (rreth 14,000 dollarë) ose dënime me burg deri në 15 vjet, transmeton rtv21.tv.
Legjislacioni do t’i dorëzohet dhomës së lartë të parlamentit dhe nëse miratohet, do t’i dorëzohet Presidentit rus Vladimir Putin për nënshkrimin e tij./21Media

Back to top button