Rusia do të ndalojë furnizimin me gaz në Finlandë

Rusia do të ndërpresë furnizimin e saj me gaz natyror në Finlandë, ka thënë firma shtetërore finlandeze e energjisë Gasum, pasi vendi nordik refuzoi të paguajë për furnizimet e tij në rubla.
Muajin e kaluar, Rusia u kërkoi vendeve evropiane të paguajnë për furnizimet me gaz rus në rubla për shkak të sanksioneve të vendosura për pushtimin e Ukrainës nga Moska, transmeton rtv21.tv.
Masa vjen gjithashtu pas një njoftimi se Finlanda do të aplikojë për anëtarësim në NATO.
Gasum tha se lëvizja ishte “për të ardhur keq”, por tha se nuk do të kishte ndërprerje për klientët. Kontrata e furnizimit do të përfundonte të shtunën në orën 7:00.
Pavarësisht konfliktit në Ukrainë, Rusia vazhdon të furnizojë me gaz shumë vende evropiane.
Finlanda importon pjesën më të madhe të gazit të saj nga Rusia, por gazi përbën më pak se një të dhjetën e konsumit të energjisë në vend./21Media

Back to top button