Rusia goditi në mënyrë ‘cinike’ teatrin e Mariupolit, thonë zyrtarët
Zyrtarët thanë se numri i viktimave nuk është ende i qartë pas sulmit rus në teatrin në Mariupol. Zyrtarët e Mariupolit informuan se një aeroplan rus hodhi një bombë në teatrin e qytetit, ku ishin strehuar deri në 1200 civilë.
Ata thanë se Rusia qëllimisht dhe në mënyrë cinike goditi vendin, një ndërtesë e madhe e epokës sovjetike në qendër të qytetit.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës e quajti atë “një tjetër krim të tmerrshëm lufte” dhe tha se ishte e pamundur që Rusia të mos e dinte se vendi ishte një strehë civile, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Sulmi është një nga të shumtët ndaj ndërtesave civile që thuhej se ishin shënjestruar nga Rusia në qytete anembanë Ukrainës gjatë ditës. Ministria ruse e mbrojtjes mohoi të ketë sulmuar teatrin./21Media