Rusia ia ndalon hyrjen Johnsonit

Rusia ua ka ndaluar hyrjen në vend kryeministrit britanik, Boris Johnson si dhe disa zyrtarëve britanik.
Sipas Moskës Johnsonit i është ndaluar hyrja në Rusi për shkak të qëndrimit armiqësor të Britanisë së Madhe ndaj luftës në Ukrainë.
Ministria e Jashtme e Rusisë tha se Sekretarja e Jashtme Liz Truss, ish-kryeministrja Theresa May dhe ministrja e parë e Skocisë Nicola Sturgeon ishin midis 13 anëtarëve të qeverisë britanike dhe politikanëve të ndaluar të hynin në vend.
Ministria ruse deklaroi se masa u mor duke pasur parasysh veprimin e pashembullt armiqësor nga qeveria britanike, veçanarisht vendosjen e sanksioneve kundër zyrtarëve të lartë rusë, duke shtuar se lista do të fillojë të zgjerohet./21Media

Back to top button