Rusia ka rrethuar Ukrainën në të tria anët

Rusia ka mbledhur më tepër se 100 mijë trupa në afërsi të kufirit me Ukrainën në javët e fundit, sipas një përllogaritjeje të SHBA-së, duke ngre shqetësimet e Perëndimit dhe të zyrtarëve të Inteligjencës ukrainase se një pushtim pritet të ndodhë, transmeton rtv21.tv
Ndërsa po vazhdojnë tentimet diplomatike për ta evituar luftën, analistët paralajmërojnë se ushtria ruse paraqet një rrezik për Ukrainën.

Rusia ka rrethuar Ukrainën në tria anët. Në Krime në jug, në anën ruse të kufirit mes dy shteteve, dhe në Bjellorusi në veri.

Ndërkohë, disa linja ajrore i kanë anuluar fluturimet për në Ukrainë, kjo për shkak të frikës së shtuar se një pushtim nga Rusia është i afërt, pavarësisht bisedimeve intensive të fundjavës midis Kremlinit dhe Perëndimit./21Media

Back to top button