Rusia ka shkaktuar 500 miliardë dollarë dëme në Ukrainë

Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal thotë se vendi i tij ka pësuar më shumë se 500 miliardë dollarë dëme që nga fillimi i pushtimit – dhe këmbëngul që Rusia të paguajë për restaurimin e Ukrainës pas luftës.
Shmyhal nuk foli për mënyrën se si mund të mblidheshin saktësisht dëmshpërblimet edhe nëse Ukraina fiton luftën, por përmendi sekuestrimin e pronës ruse jashtë vendit. Ai shtoi se Ukraina do të kërkojë gjithashtu ndihmë financiare nga aleatët, transmeton rtv21.tv.
Kryeministri i bëri komentet në takimin e së martës me liderët e tre vendeve fqinje: Republikën Çeke, Poloninë dhe Slloveninë të cilët kanë udhëtuar në Kiev në shenjë solidariteti./21Media

Back to top button