Kaloni te përmbajtja kryesore

Rusia “kërcënimi më i drejtpërdrejtë për rendin botëror”

Rusia është “kërcënimi më i drejtpërdrejtë” për rendin ndërkombëtar për shkak të luftës së saj “barbare” në Ukrainë, ka paralajmëruar presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Duke folur pas bisedimeve të së enjtes në Tokio me kryeministrin japonez, Fumio Kishida, ajo përmendi gjithashtu “paktin shqetësues të Moskës me Kinën”, transmeton rtv21.tv.
Në samitin në kryeqytetin japonez mori pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Ndërkohë, Kishida tha “Invazioni rus i Ukrainës nuk është vetëm një çështje e Evropës, por ai trondit thelbin e rendit ndërkombëtar duke përfshirë Azinë. Kjo nuk duhet të tolerohet”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button