“Google Translate” shton 24 gjuhë të reja

Gjiganti global i teknologjisë “Google” ka shtuar 24 gjuhë të reja të folura nga më shumë se 300 milionë njerëz në platformën e saj Google Translate.
Dhjetë nga shtesat e reja janë në Afrikë, duke përfshirë Lingala, Twi dhe Tigrinya, transmeton rtv21.tv.
“Për vite me radhë, Google Translate ka ndihmuar në thyerjen e barrierave gjuhësore dhe lidhjen e komuniteteve në të gjithë botën”, tha kompania me bazë në SHBA.
Ai shtoi se tani dëshiron të ndihmojë ata, gjuhët e të cilëve “nuk janë të përfaqësuara në shumicën e teknologjisë”.
Gjuhët e reja variojnë nga Bhojpuri, i cili flitet nga rreth 50 milionë njerëz në Indinë veriore, Nepal dhe Fixhi, deri në Dhiveri me rreth 300,000 folës në Maldive.
Lëvizja e çon tani në 133 numrin e përgjithshëm të gjuhëve të disponueshme në Google Translate.
Megjithatë, kompania pranon se teknologjia nuk është perfekte.
Pra, a do të jenë përkthimet të sakta? Disa poliglote kanë vërejtur probleme me gjuhët tashmë të disponueshme.
Në vitin 2020, Google Translate shtoi pesë gjuhë të reja në platformë në atë që atëherë ishte zgjerimi i saj i parë në vitet e fundit./21Media

Back to top button