Rusia kërcënon të godasë qendrat e komandës së Kievit
Ushtria ruse kërcënoi se do të godasë qendrat e komandës së Ukrainës në kryeqytetin Kiev, nëse do të ketë sulme të vazhdueshme në territorin e saj.
“Ne po shohim përpjekjet e trupave ukrainase për të kryer sabotim dhe për të goditur territorin rus. Nëse raste të tilla vazhdojnë, forcat e armatosura ruse do të godasin qendrat vendimmarrëse, përfshirë në Kiev”, pohoi ministria ruse e mbrojtjes.
Rusia ka akuzuar Ukrainën për granatimet e territorit të saj më parë, duke përfshirë një sulm të supozuar në një bazë ajrore muajin e kaluar, shkruan BBC./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?