Lufta kunder Shtetit Islamik

Lufta kunder Shtetit Islamik

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha përmes një deklarate se nga dy anije luftarake dhe një nëndetëse janë lansuar gjashtë raketa në shënjestër të të cilave ishin instalacionet e Shtetit Islamik në provincën Hama në Siri, e që shkatërruan qendrat e komandës dhe depotë e munisioneve të grupit terrorist, shkruan rtv21.tv

Rusia është një nga mbështetësit më të mëdhenj të qeverisë së presidentit sirian Bashar Al Asad dhe kryen sulme ajrore në vend që nga shtatori i 2015-ës.

Moska edhe në të kaluarën kishte lansuar nga Mesdheu në drejtim të pozicioneve të militantëve në Siri./21Media