Koreja e Veriut mohon ta ketë torturuar studentin

Vdekja e studentit amerikan të sapo kthyer nga Koreja Veriore

Koreja Veriore e ka cilësuar vetveten si “viktimë” në rastin e vdekjes së studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili ishte i burgosur në këtë vend të izoluar për 17 muaj, dhe i cili vdiq disa ditë pasi ishte liruar derisa ishte në gjendje kome.

Agjencia shtetërore e lajmeve koreano veriore KCNA, sot i ka hedhur poshtë pohimet se Koreja Veriore e kishte torturuar studentin 22 vjeçar, shkruan rtv21.tv

Kjo agjenci i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, për fushatë të qëllimshme me të cilën ofendohet trajtimi siç ka thënë “humanitar” i studentit amerikan, Otto Warmbier.

Mjekët amerikanëqë e kanë ekzaminuar Warmbier, pas lirimit të tij më 13 qershor, kanë thënë se ai vuante nganjëlëndimi rëndë neurologjik nga njëshkaktar i panjohur. Warmbier vdiq më 19 qershor.

Familjarët e studentit të ndjerë thanë se ai ishte në gjendje kome prej se ishte dënuar me 15 vjet burg në Korenë Veriore, në mars të vitit të kaluar.

Ai ishte akuzuar për vjedhje të një parulle propaganduese në shtetin komunist.

Familja e Uormbierit dhe të tjerët e kanë fajësuar Korenë Veriore për gjendjen e tij./21Media

Back to top button