Rusia kufizon aksesin në Facebook

Rusia ka njoftuar se po kufizon aksesin në Facebook, duke e akuzuar atë për censurim të mediave ruse.
Rregullatori shtetëror i komunikimeve Roskomnadzor tha se Facebook kishte injoruar kërkesat e tij për të hequr kufizimet në katër mediat ruse në platformën e tij, agjencinë e lajmeve RIA, TV Zvezda e Ministrisë së Mbrojtjes dhe faqet e internetit gazeta.ru dhe lenta.ru.
Nick Clegg, nënkryetari i Meta, i cili zotëron Facebook-un, tha se kompania e mediave sociale refuzoi një kërkesë nga autoritetet ruse për të ndaluar kontrollin e fakteve të katër organizatave mediatike, raporton BBC
Moska është përpjekur të ushtrojë kontroll më të fortë mbi internetin dhe teknologjinë e madhe për disa vite, përcjellë rtv21.tv
Nuk është ende e qartë se çfarë do të përfshijnë kufizimet e Rusisë në Facebook. Moska më parë ka ngadalësuar shpejtësinë e Twitter./21Media

Back to top button