Mbahet takimi i pestë për targat, Lajçak: Ka përparime nga dyja palët

Grupet Punuese për marrëveshjen për targa në mes të Kosovës dhe të Serbisë janë takuar këtë të premte për herën e pestë në Bruksel.
Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, shkruar në ”Twitter” se ekspertët e Kosovës dh Serbisë kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur.
”Sot në Bruksel është mbajtur takimi i 5-të i GP-së për targa me ekspertë nga Kosova dhe Serbia. Ekspertët kanë avancuar për të kuptuar më mirë të gjitha opsionet ekzistuese që u janë paraqitur. I inkurajoj ata që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive”, ka shkruar Lajçak./21Media

Back to top button