Rusia kundërshton armëpushimin gjatë Pashkëve Ortodokse
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka refuzuar një propozim për një armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse, që do të zhvillohet të dielën më 24 prill.
Anëtarë të lartë të klerit në të gjithë globin i kanë bërë presion Kishës Ortodokse Ruse për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga Kremlini.
Kisha Ortodokse Ruse nuk ka komentuar mbi këtë çështje, transmeton rtv21.tv
Në një adresë video, Zelensky tha se pavarësisht armëpushimit të refuzuar, ai ende ushqen shpresa për paqe. Kremlini nuk e ka konfirmuar pretendimin e liderit ukrainas./21Media