Rusia mirëpret planet për bisedime në Turqi

Një ambasador rus në Kombet e Bashkuara thuhet se ka mirëpritur propozimet që ministrat rusë dhe ukrainas të zhvillojnë bisedime në Turqi javën e ardhshme.

Genadi Gatilov ka thënë se ideja e Turqisë, që ministrat e jashtëm nga Ukraina dhe Rusia të takoheshin gjatë një forumi diplomatik në Antalia, ishte një ide e mirë, transmeton rtv21.tv

Siç kemi raportuar më herët, një raund i tretë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë është caktuar për këtë fundjavë. Deri më tani nuk ka pasur shumë përparim në bisedime mes Rusisë dhe Ukrainës./21Media

Back to top button