I dërguari rus thotë se centrali bërthamor ukrainas po ruhet nga Rusia

I dërguari i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Vasily Nebenzya, ka thënë se termocentrali bërthamor ukrainas dhe pjesa përreth tij po ruhen nga trupat ruse.

Nebenzya thotë se centrali po punon normalisht dhe nivelet e rrezatimit të sfondit janë normale, transmeton rtv21.tv

Disa persona janë vrarë apo janë plagosur si pasojë e zjarrit që ka shpërthyer pas sulmeve ruse në një central bërthamor ukrainas, ka thënë Ministria e Jashtme e Ukrainës.
Punonjësit janë duke vëzhguar centralin bërthamor në Zaporizhja, për t’u siguruar se ai është duke punuar në mënyrë të sigurt dhe që nivelet e rrezatimit janë normale, ka thënë Ministra përmes një deklarate në ”Facebook”./21Media

Back to top button