Rusia mohon se Lavrov u shtrua në spital

Rusia mohon se Lavrov u shtrua në spital

Rusia ka mohuar se ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është shtruar në spital.
Në media u raportua se Lavrov u dërgua në spital pas një problemi shëndetësor.
Tre zyrtarë të qeverisë dhe mjekësisë indoneziane i thanë Associated Press se diplomati rus po merr trajtimin e nevojshëm.
Ata nuk pranuan të identifikoheshin pasi nuk ishin autorizuar për të diskutuar çështjen publikisht, raporton euronews.
Zyrtarët thanë se ai u dërgua në Spitalin Sanglah në Denpasar.
Por, të tilla raportime janë mohuar nga Rusia./21Media

Back to top button