Zelenksy viziton Khersonin e çliruar

Zelenksy viziton Khersonin e çliruar

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka vizituar qytetin Kherson disa ditë pasi u çlirua.
Ai foli me ushtarët, duke thënë se Ukraina është “duke ecur përpara” dhe gati për paqe.
Humbja e Khersonit, e marrë në fazat e hershme të pushtimit, është një pengesë e madhe për Rusinë – megjithëse Moska këmbëngul se është ende territor rus.
Kherson u kap në mars, në një nga sukseset kryesore të hershme të Rusisë në luftë.
Në një ceremoni në Moskë, presidenti rus Vladimir Putin tha se aneksimi i Luhansk, Donetsk, Zaporizhzhia dhe Kherson ishte “i panegociueshëm”.
Por, në javët në vijim Ukraina filloi të fitonte në jug të vendit, duke përparuar përgjatë lumit Dnipro drejt Khersonit dhe duke i vënë forcat ruse nën presion në rritje.
Më në fund, forcat ruse u tërhoqën dhe trupat ukrainase hynë në qytet të premten.
Në vizitën e tij të hënën, Zelensky u tha trupave se Ukraina është “gati për paqe, paqe për të gjithë vendin”.
Ai falënderoi NATO-n dhe aleatët e tjerë për mbështetjen e tyre në luftën kundër Rusisë, duke shtuar se sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë (Himars) nga Shtetet e Bashkuara kishin bërë një ndryshim të madh për Ukrainën./21Media 

Back to top button