Rusia mohon vrasjet rreth Kievit

Dëshmitë e mizorive të dukshme ruse në Ukrainë po shtohen. Yogita Limaye e BBC-së ka parë një varr të cekët në fshatin Motyzhyn, në perëndim të Kievit, ku u lanë trupat e katër personave që dyshohet se u qëlluan për vdekje nga forcat ruse.
Tre prej trupave janë identifikuar si anëtarë të një familjeje, duke përfshirë kryeplakun e fshatit, Olha Sohnenko. Trupi i katërt nuk është identifikuar.
Ukraina ka akuzuar trupat ruse për një “masakër të qëllimshme” pasi trupat e të paktën 20 personave të veshur me rroba civile u gjetën në rrugët në Bucha, transmeton rtv21.tv.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov i ka përshkruar mizoritë e supozuara në Bucha si një “akt” që u “inskenua” disa ditë pasi forcat ruse u tërhoqën, sipas agjencisë së lajmeve Tass.
“Ne i hedhim poshtë kategorikisht të gjitha akuzat”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.
Ai tha se “ekspertët rusë në ministrinë e mbrojtjes” kishin “identifikuar shenja të falsifikimit të videove dhe falsifikimeve të ndryshme, pa ofruar asnjë provë”.
Michael Clarke, një analist i mbrojtjes dhe sigurisë në grupin e ekspertëve në Londër, thotë se këto lloj përgjigjesh janë pjesë e një libri rus./21Media

Back to top button