Aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të bëhet sivjet

Presidentja Vjosa Osmani, sot në konferencë për media deklaroi se aplikimi i Kosovës në Këshillin e Evropës do të bëhet sivjet.
“Si udhëheqëse e politikës ë jashtme kam kërkuar që të merren të gjitha masat dhe të gjitha përgatitjet që të aplikojmë sivjet për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Jemi në fazën e fundit të përgatitjeve për aplikim, por ta keni parasysh që në Këshillin e Evropës, shteteve të ndryshme ju është dashur kohë e ndryshme, nga momenti i dërgimit të aplikacionit deri te miratimi, anëtarësimi. Për dikë ka zgjatur 1 vjet për dikë 5 vite, ne po punojmë me parterët tanë që jo periudhë kohore të jetë sa më e shkurtë.”, u shpreh ajo, shkruan rtv21.tv
Ndërsa, sa i përket apliklimit për anëtarësim në NATO, Osmani tha se kjo është më e vështirë.

Mënyra si shkon procedura për antarësimin e Kosovës në Këshillin e Eveopës është që fillimisht të dërgohet aplikacioni, kërkesa, pastaj Këshilli i Evropës emëron të deleguar që të vijnë në Kosovë për ta vlerësuar plotësimin e kritereve në fushat e ndryshme, sic është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe çështje tjera. Ata pastaj kthehen me rekomandim për Asamble Parlamentare të KE-së ku bëhet votimi dhe në fund bëhet votimi në Këshillin e Ministrave ku duhen 2/3 e votave. /21Media

Back to top button