Rusia ndalon Twitter-in dhe YouTube-in

Pas Facebook-ut, Rusia bllokoi gjithashtu aksesin në Twitter dhe YouTube.
Agjencia e lajmeve Tass thotë se mbikëqyrësi i medias ruse Roskomnadzor kufizoi aksesin në Twitter dhe agjencia e lajmeve Interfax tha më herët se shërbimi ishte bllokuar, raporton BBC
Një mesazh është shfaqur në faqen e internetit të rregullatorit se qasja në Twitter ishte e kufizuar në bazë të një vendimi nga Prokuroria e Përgjithshme më 24 shkurt, ditën kur Rusia nisi pushtimin në Ukrainë, përcjellë rtv21.tv
Kompania Meta thotë se Instagram dhe WhatsApp, të cilat i zotëron gjithashtu janë ende duke punuar.
YouTube, Twitter dhe Facebook janë ndër platformat më të njohura të mediave sociale në Rusi, me dhjetëra mijëra përdorues në të gjithë vendin./21Media

Back to top button